Rritja e çmimit të energjisë elektrike, reagon Bajrami: Qeveria Kurti ka bërë të kundërten e asaj që ka premtuar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rritja e çmimit të energjisë elektrike, reagon Bajrami: Qeveria Kurti ka bërë të kundërten e asaj që ka premtuar

    Insajderi
    23 March 2023 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja nga radhët e LDK-së ka reaguar ndaj vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 15%.

    Bajrami në Facebook ka shkruar se brenda një viti ngritët dy herë çmimi i energjisë elektrike.

    Ajo kujtojë qëndrimet e Kurtit para së të behej kryeministër, “Të gjithëve na kujtohet kur Kurti opozitar, në fushatë elektorale thoshte se ”çmimi i energjisë është i latë dhe se kur LVV të vije në qeveri do ta ulë çmimin e energjisë”.  Ku jemi sot?”, ka shkuar ajo.

    Postimi i plotë:

    Pikërisht sot, kur në Kuvendin e Kosovës po flitet për “asociacionin plus” të Albin Kurtit, ZRRE paska marrë vendim që çmimi i energjisë të rritet sërish.

    Të gjithëve na kujtohet kur Kurti opozitar, në fushatë elektorale thoshte se ”çmimi i energjisë është i latë dhe se kur LVV të vije në qeveri do ta ulë çmimin e energjisë”.  Ku jemi sot?

    Brenda një viti dy herë ngritet çmimi i energjisë elektrike.

    E kur flasim për energjinë na kujtohet edhe një premtim tjetër i z.Kurti, që kur ai të vije në qeveri, ”serbët do të paguajnë për energjinë e shpenzuar”. Ku jemi sot?

    Qeveria Kurti i ka paguar 35 milionë euro në 2021 dhe 63 milionë euro për vitin 2022, për energjinë e shpenzuar në katër komunat veriore, mjete këto të ndara nga buxheti – tatimet e taksat tona.

    Për këto dy vite qeverisje, qeveria Kurti ka bërë saktë të kundërten e asaj që kanë premtu.

    Dështim në çdo sektor!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark