Rritja e çmimit të energjisë, kush është fajtor sipas Ymerit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rritja e çmimit të energjisë, kush është fajtor sipas Ymerit

    Insajderi
    20 February 2022 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Visar Ymeri, analisti politik ka komentuar veprimet e Qeverisë Kurti karshi fushës së energjisë.

    Ymeri i ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi, ka treguar se faji i kujt është që tani e tutje do të paguajmë fatura me çmime më të larta.

    Ai shtoi se paralajmërimet për krizë energjetike janë bërë qysh herët.

     “Është faji i Qeverisë por unë mendoj që është edhe i ZRrE-së nuk duhet me shfajësu ZRrE-në këtu fare sepse është dashtë me kërku momentin kur ja ka nis kriza energjetike me kërku nga të gjithë operatorët në treg që të përgatitet për krizë. Kjo nuk është një gjë për të cilën nuk është ditë ne si institut kemi lëshu komunikatë për këtë çështje qysh në tetor të vitit të kaluar ku kemi thënë që kjo krizë natyrisht do të vijë edhe në Kosovë gjatë muajve të dimrit dhe do ti kemi dy mundësi ose me shtrenjtu energjinë elektrike ose me reduktu, nëse nuk përgatitemi”, ka thënë Ymeri për InDoks..

    Më shumë se sa mungesën e nismës për të mbrojtur qytetarët nga faturat e shtrenjta, Ymeri analizon mënyrën, sipas tij qesharake se si Qeveria ka komunikuar me qytetarët për këtë punë.

    “Po ju kujtohet atëherë, qeveria ka pasur kësi deklarata jashtëzakonisht qesharake, ku ministria thoshte le të mos ngrohen me energji le të ngrohen me diçka tjetër, po me çka ministre me çka të ngrohen qytetarët dhe tash në pikun e krizës qeveria u aktivizu dhe si u aktivizu, i ndatji mbi 100 milionë si në formë të subvencionit sepse nuk ditë çka të bëjë tjetër”, tha ai.

    “Qeveria ka qenë absolutisht e papërgatitur për krizën e që është jashtëzakonisht e rëndë kur qeveria nuk di të sillet fare në momente krize, e dyta pastaj është ZRrE-ja nuk ka pas kurrfarë aktiviteti për me u siguru që nuk do të vimë në këtë situatë e që e ka edhe përgjegjësi e pastaj edhe operatorët në treg e në veçanti furnizuesit, i cili nuk është interesu me bë kontrata afat-gjate për energji elektrike që sado pak me i zbutë çmimin e faturave…”.

    Sipas Ymerit do të jetë vështirë e përballueshme për qytetarët që të mbahet shpenzimi mujor deri ne 800 kilovat orë, sidomos për ata që energjinë e kanë burim të ngrohjes.

    “Në anën tjetër do të jetë goxha vështirë e përballueshëm për një pjesë të qytetarëve të Republikës së Kosovës veçanërisht ata që nuk kanë opsion tjetër për ngrohej përveç energjisë elektrike e të cilët absolutisht e kanë të pa mundur ta mbajnë shpenzimin mujor nën 800 kWh orë sa është caktuar pra i bllok tarifës siç e përmendet edhe ju ka pasur disa propozime nga Qeveria e Kosovës, veçanërisht nga ministrja Rizvanolli e cila i ka disa propozime goxha interesante aty e për të cilat nuk  ka kurrfarë shpjegimi aty marrë parasysh kështu me radhë”, deklaroi analisti.

    Dokumentari i plotë – InDoks | Tepër shtrenjtë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark