×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritja e pagave, Gashi me kritika për Kurtin: Çdo gjë me gjysma, asnjë vendim i plotë

    Insajderi
    29 October 2024 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për rritje të pagave në sektorin publik, dy herë nga 55 euro përgjatë vitit 2025.

    Gashi ka thënë se kjo rritje për gjysmë e koeficientit e përfaqëson më së miri modelin e qeverisjes së Kurtit, që Gashi thotë se gjithçka e kanë bërë gjysmë dhe s’kanë marrë asnjë vendim të plotë.

    Deputeti i LDK-së ka thënë se 9 shkurti po afron dhe ka thënë se në zgjedhje do të ndodh ndryshimi i plotë.

    “Ndryshimi për gjysmë koeficienti në pagat e sektorit publik përfaqëson më së miri modelin e qeverisjes Kurti. Gjithçka gjysmë, asnjë vendim i plotë, asnjë veprim i plotë, asnjë masë e plotë, asnjë reformë e plotë – asgjë e plotë.Një qeverisje gjysmake, nga qeveritarë gjysmakë, siç është edhe ky koeficient gjysmak për pagat në sektorin publik.9 shkurti po afron, dhe bashkë me të do të vijë edhe ndryshimi i plotë!”, ka thënë Gashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark