×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritja e pagës minimale sfidon kompanitë për pastrim e sigurim fizik, Qeveria ia ‘hedh topin’ Komisionit të Prokurimit

    Insajderi
    13 November 2024 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbime pastrimi dhe sigurimi për institucionet publike po përballen me sfida të mëdha pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të pagave, i cili përcakton pagën minimale prej 350 eurosh. Pjesa më e madhe e kontratave të tyre ishte lidhur nën ligjin e vjetër, që lejonte një pagë minimale prej 250 eurosh. Gazeta Insajderi ju sjell detajet.

    Me ndryshimin ligjor nga Qeveria Kurti, ata tani janë të detyruar të paguajnë një shumë më të lartë përtej asaj të kontraktuar më parë ose përballen me gjoba deri në 5 mijë euro për moszbatim.

    Për t’iu përshtatur këtij ndryshimi, disa nga operatorët kanë kërkuar rritjen e shumës kontraktuale, duke u bazuar në dispozitat që lejojnë modifikim të kontratave.

    Megjithatë, deri tani, institucionet nuk kanë ofruar një zgjidhje konkrete. Ministria e Financave ka referuar çështjen te Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), i cili, sipas tyre, po punon për ndryshimet e nevojshme.

    “Ju lutem që kërkesa të adresohet tek KRPP, të cilët edhe janë duke bërë ndryshimet e nevojshme për këtë çështje“, thuhet në përgjigjen e tyre për Insajderin.

    KRPP ende nuk ka kthyer një përgjigje për të sqaruar nëse do të ketë një udhëzim të veçantë për institucionet publike mbi mënyrën e rishikimit të kontratave.

    Kjo situatë ka ngritur shqetësime se, në mungesë të një zgjidhjeje, barrën financiare mund të mbajnë vetë kompanitë, duke i detyruar ato të kompensojnë diferencën në pagat e reja, me rrezikun e shkëputjes së njëanshme të kontratave./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark