Përkundër pritjeve, rezervat e naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar një rritje javën e kaluar, flasin të dhënat e publikuara të mërkurën nga Administrata për Informacion Energjetik , të cilat menjëherë kanë frenuar rritjen e çmimit të naftës në treg.
“Rezervat e naftës së papërpunuar u shtuan për 1.6 milionë fuçi, duke arritur në 535.5 milionë fuçi në fund të muajit mars, përfundimisht me 31 marsin”, thotë AIE.