Rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit pritet të jetë 3.6% - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit pritet të jetë 3.6%

    Insajderi
    20 April 2016 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi këtë të mërkurë se rritja ekonomike për 2016 do të jetë 3.4 përqind.

    “Rritja për 2015 u ndal në 2.62 për qind, ndërsa për këtë vit projeksionet janë në 3.4 përqind”, tha ai.

    Ahmetaj foli edhe për konsumin. Ai pranoi që ka një rënie në vendin tonë, por e quajti atë si të papërfillshme në krahasim me rënien e vërejtur nga Banka Botërore në vendet e rajonit.

    “Ka një rënie të madhe të konsumit publik, jo atij privat dhe pikërisht ky ka qenë qëllimi ynë, që Qeveria të mos ketë pjesën e luanit në konsum”, Ahmetaj, njofton Top Channel.

    Dy javë më parë, Banka Botërore uli parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit nga nga 3.4 në 3.2 për qind. Kryeekonomistja e Bankës në Tiranë shpjegoi arsyet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark