Periudhë e motit më stabil pritet të jetë gjatë kësaj jave në vend, sipas “Mendimi për motin”.
Në fundjavën e ardhshme nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rrebesh shiu. Në pjesën e dytë të javës, temperaturat do të shënojnë rritje mbi 30 gradë.
“Periudhë e motit më stabil po parashihet në vend, sipas trendeve më të fundit dyjavore, ku do të dominojnë më shumë kthjellimet dhe intervalet më të gjata me diell. Në fundjavën e ardhshme, nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rrebesh shiu në pjesë të vendit, meqenëse shfaqen disa sinjale për të reshura. Temperaturat në pjesën e dytë të javës shënojnë rritje mbi 30C, e ka gjasa të mbeten mbi këtë vlerë duke shkuar nga java e dytë e gushtit, pas datës 12”, thuhet në njoftim.