×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Rritje rekorde e dollarit amerikan

    Insajderi
    15 December 2016 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dollari amerikan ka shënuar ngritjen më të lartë në afro 14 vjet kundër monedhave kryesore, pasi Rezervat Federale, që është Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara, e ka lansuar atë që ka sinjalizuar se do të jetë një varg i rritjeve të shkallës së interesit gjatë vitit të ardhshëm.

    Dollari amerikan sot e ka arritur nivelin më të lartë prej janarit të vitit 2003, pasi Rezervat Federale amerikane i kanë shtuar shkallët e interesit për një të katërtën e poenit dhe kanë projektuar më tepër ngritje gjatë vitit të ardhshëm.

    Euroja ka rënë në krahasim me dollarin për 1.2%, që është niveli më i ulët prej mesit të muajit mars të këtij viti, funta ka shënuar rënie për afro 1%, derisa ndaj jenit japonez, dollari ka shënuar rritje prej 2%.(rel)

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark