Rrjetet e mëdha sociale, YouTube, Facebook, Twitter, dhe Microsoft kanë thënë se do të punojnë së bashku të heqin propagandën terroriste nga faqet e tyre të internetit.
Kompanitë në fjalë kanë thënë më 5 dhjetor se ato do e krijojnë një bazë të përbashkët të të dhënave dhe të ndajnë postimet e ekstremistëve që ata kanë hequr nga faqet e tyre, me qëllim që t’iu tregojnë kolegëve të kompanive të tjera që të heqin edhe ata postimet e të njëjtëve.
Rrjetet sociale janë bërë mjet i fuqishëm i rekrutimit për grupin Shteti Islamik, duke mundësuar zgjerimin e rrjetit të tyre në botë përmes postimeve që radikalizojnë përkrahësit e tyre dhe inspirojnë disa prej tyre edhe të kryejnë sulme.
Kompanitë teknologjike janë nën presion çdo herë në rritje nga qeveritë perëndimore që të bëjnë më shumë për hequr postimet e tilla pas një seri sulmesh nga Kalifornia në Florida e deri në Nice të Francës dhe Bangladesh.
YouTube dhe Facebook kanë filluar të heqin automatikisht postimet e ekstremistëve.
Twitter ka pezulluar 235 mijë profile në mes të muajit shkurt dhe gusht ndërsa ka zgjeruar ekipet që mbikëqyrin postimet e ekstremistëve, shkruan rel.
Baza e përbashkët e të dhënave do të fillojë punën vitin e ardhshëm, ndërsa ka mundësi që edhe kompani të tjera t’i bashkohen këtij partneriteti.