U mbajt protesta e organizuar nga Rrjeti i Grupit të Grave, kundër dhunës që u ushtrua ndaj të miturës 16 vjeçare nga xhaxhai i saj, në Rahovec.
Protesta u mbajt në sheshin “Zahir Pajaziti” me moton “Nuk ka arsyetime”.
Adelina Berisha hulumtuese e Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës, tha se arsyeja pse jemi mbledh këtu është që ta dënojmë dhunën dhe të bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që dhuna në familje të trajtohet me seriozitet.
“Arseja pse jemi mbledh këtu është që të dënojmë dhunën dhe të bëjmë thirrje që dhuna në familje të trajtohet me seriozitet nga institucionet e Kosovës”, ka thënë Berisha.
Ajo shtoi se të gjithë ne kemi obligim që ta dënojmë dhunën duke filluar që nga familja, shkolla dhe institucionet tjera që janë të thirrura prej ligjit që ta parandalojnë dhe luftojnë dhunën në familje.
Ajo tregoi statistikat se në Kosovë në vitin e kaluar sipas hulumtimeve të bëra nga rrjeti i grupit të grave rreth 60 % e qytetarëve të Kosovës janë viktima të ndonjë forme të dhunës në familje.
“68 % të rasteve janë gra ndërsa diku 30% janë djem dhe burra, të gjitha këto shifra janë shqetësuese dhe tregojnë se ky fenomen është mjaftë i pranishëm në familjen tonë dhe duhet ta luftojmë”, është shprehur Berisha.
Ndër të tjera ajo tregoi se mosha e cila është më e prekur nga dhuna është grup mosha 18 deri 24 vjeçe.
Në fund ajo tha se shpresojmë që nuk do të kemi protesta të tjera dhe se qytetarët me këtë të fillojnë të vetëdijesohen.
“Shpresoj se nuk kemi me pas protesta tjera dhe shpresojmë se qytetarët të vetëdijesohen për dhunën e gjithashtu edhe institucionet ta bëjnë punën e tyre qysh duhet”, ka thënë Berisha.
Të shtunën po ashtu është mbajtur një marsh kundër dhunës së ushtruar ndaj vajzës 16 vjeçare nga axha i saj në Rahovec.
Në këtë protestë të organizuar nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës ishin të pranishme edhe deputetet e Kuvendit të Kosovës dhe ministrja e drejtësisë Dhurata Hoxha.
Vajza 16 vjeçare, Sh.Xh, nga fshati Denjë në Rahovec, është rrahur brutalisht nga xhaxhai i saj, Hidajet Bytyqi, ditën e enjte. /Insajderi.com