Rrjeti i Grupit të Grave organizon marsh kundër dhunës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrjeti i Grupit të Grave organizon marsh kundër dhunës

    Insajderi
    25 November 2016 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, sot organizon marshin në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, me moton “Nuk ka arsyetim!”.

    Kjo organizatë përmes një komunikat për media, thotë se dhuna në baza gjinore vazhdon të mbetet mjaft e përhapur.

    “Vetëm në vitin 2014, 41 për qind e grave dhe vajzave janë deklaruar se kanë përjetuar dhunë në familje, ndërsa 68 për qind kanë përjetuar dhunë në familje gjatë tërë jetës së tyre. Tutje, 64,1 për qind e grave dhe e vajzave në Kosovë kanë qenë të ngacmuara seksualisht, të paktën një herë gjatë jetës së tyre”, thuhet në njoftim.

    Ndëresa sipas RrGGK-së  64,1 përqind e grave dhe e vajzave në Kosovë kanë qenë të ngacmuara seksualisht, të paktën një herë gjatë jetës së tyre.

    “Prandaj, për të ngritur zërin kundër dhunës në baza gjinore, RrGGK organizon marshin ‘Nuk Ka Arsyetim!’. Gjatë marshit, pjesëmarrësve do t’iu shpërndahen letra në të cilat do të ketë citime dhe të dhëna për rastet e dhunës në baza gjinore në Kosovë”.

    Marshi do të fillojë nga ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark