
Kandidati i pavarur për Kuvendin e Shqipërisë, Elton Debreshi, ka marr mbështetje edhe nga Rrjeti i Bashkimit Sindikal Ndërkombëtar (i përbërë prej më shumë se 40 sindikatash dhe federatash sindikale).
Ai ka thënë se ky Rrjet, shpreh solidaritetin me Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizë dhe është në mbështetje të kandidaturës së tij si kandidat i pavarur për Kuvendin e Shqipërisë.
“Veprimtarite kryesore te ketij rrjeti synojne te mbeshtesin betejat sindikale ne mbare boten. Pikat themelore te veprimtarise se tyre bazohen te: organizimi dhe kontrolli i pavarur i sindikatave nga ana e punetoreve; te drejtat e punetoreve emigrante; te drejtat e punetoreve gra etj”, ka shkruar ndër të tjera Debreshi.
Elton Debreshi në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, garon me numrin 13.