Rrjeti në pjesën më të madhe të Gazës është “ende në funksion”, transmetoi për CNN të premten drejtori i ofruesit palestinez të telekomunikacionit Ooredoo, Samer Fares.
Në Gazën jugore dhe qendrore, ka ndërprerje të komunikimit sepse linja nëntokësore e fibrave optike që lidh internetin dhe kullat e telefonave celularë në Gaza me Izraelin dhe Bregun Perëndimor është ndërprerë nga aktiviteti ushtarak izraelit, tha Fares.
Kjo infrastrukturë operohet nga ofruesi kryesor i telekomunikacionit i Gazës, Kompania Palestineze e Telekomunikacionit (Paltel), shkruan CN.
Paltel janë përpjekur të rregullojnë prerjen në linjë, por ende nuk kanë qenë në gjendje ta arrijnë atë, ka thënë Fares.