Rrjeti i trafikantëve me njerëz: Ky është biznesi ynë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rrjeti i trafikantëve me njerëz: Ky është biznesi ynë

    Insajderi
    08 February 2016 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Usmut Ullah Sahak, një 38 vjeçar është pjesë e rrjetit të bandës afgane që trafikon me njerëz në Britani dhe Francë.

    Ai është filmuar duke marrë 4 mijë funte për ta sjellë brenda Britanisë një emigrant, raporton The Sun.

    Sipas informacioneve ata i trafikojnë njerëzit nëpërmjet kamionëve dhe këtë e bëjnë ‘non stop’ pa pushim fare.

    Një anëtar i këtij rrjeti, afgani me emrin Khalil, ka shpjeguar operacionin e tij për investiguesin e gazetës The Sun.

    Kahlil dhe një koleg i tij Sher, ishin dëbuar nga Anglia dhe tash punojnë në “degën” e këtij rrjeti në Francë.

    Ai tregon se ata dërgojnë rreth 27 njerëz në natë me anë të Kanalit lidhës, duke i futur ata në kamionët që janë në nënpeshë, raporton Insajderi

    Ai tregon se ata marrin rreth 4 mijë funte angleze për një person.

    Ndërkaq, gjatë investigimeve dy mujore që ka bërë gazeta The Sun, ata kanë arritur që të kapin me video këtë trafikim me njerëz.

    Në video shihet personi i cili i udhëzon disa emigrantë dhe u tregon atyre se pas 40 minutash ata do të arrijnë në Angli

    “Kjo është detyra jonë, në duhet të ju fusim në Angli. Pas 40 minutash ju do të jeni atje. Kjo është puna jonë, ne nuk bëjmë ndonjë punë tjetër”, dëgjohet të thotë njëri prej trafikuesve./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark