"Rrnoftë Thaçi", qytetarët brohorasin Kurtin derisa po hidhte gurthemelin e QKMF-së në Drenas, Lladrovci përpiqet t'i qetësojë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rrnoftë Thaçi”, qytetarët brohorasin Kurtin derisa po hidhte gurthemelin e QKMF-së në Drenas, Lladrovci përpiqet t’i qetësojë

    Insajderi
    27 December 2024 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vendosën gurthemelin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

    Gjatë hedhjes së gurthemelit u dëgjuan disa thirrje “Thaçi, Thaçi” nga qytetarët që ishin prezentë. Ata u mundua t’i ndalë kryetari Lladrovci, duke iu thënë se “e kena mysafir” Kurtin.

    Siç njoftoi më herët Zyra e Kryeministrit, me një vlerë afër tre milionë euro, ky projekt i nënshkruar me 15 nëntor të këtij viti, “po realizohet si rezultat i Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Drenasit, e i cili pritet të finalizohet dhe të funksionalizohet në shtator të vitit 2025”.

    Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, me sipërfaqe prej 4235 metra katrorë, “do të ketë kushte të dinjitetshme për stafin mjekësor dhe kushte të mira për shërimin e të gjithë pacientëve”.

    Qendra do të ofrojë shërbime në repartin e radiologjisë, emergjencës, të gjinekologjisë, mjekësisë familjare, si dhe shërbime teknike. Ajo do të ketë podrumin, përdhesen dhe katin e parë, si dhe do të ketë vend për administratën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark