"Rrogat po ju ecin", "Ju ka kap njëfarë mësyshi " – Përplasje me ironi mes Kurtit dhe Myftiut Tërnava në BIK për Kurban Bajram - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rrogat po ju ecin”, “Ju ka kap njëfarë mësyshi ” – Përplasje me ironi mes Kurtit dhe Myftiut Tërnava në BIK për Kurban Bajram

    Insajderi
    06 June 2025 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit, i shoqëruar nga disa anëtarë të kabinetit të tij, përfshirë zëvendëskryeministren Emilia Rexhepi dhe Besnik Bislimin. Por atmosfera festive mori një kthesë ironike në momentin që Myftiu Naim Tërnava foli për bllokadën politike në vend.

    Desha t’i ftoj të gjithë deputetët e parlamentit ta prejmë nga një kurban. Ndoshta po ju shkon mbarë e mirë. Ndoshta hapen rrugët.”, tha Tërnava para mediave.

    Duke përmendur rënien e natalitetit në Kosovë, ai tha se kishte propozuar që qytetarët me katër apo pesë fëmijë të përfitonin nga një banesë, për të nxitur rritjen e popullsisë.

    Kurti nuk e la pa koment këtë batutë të myftiut, duke iu përgjigjur me një thumb ironik: “Deputetëve rrogat po ju ecin…”

    “Najfarë mësyshi e keni…“, ia kthehu myftiu.

    Polemika e lehtë vazhdoi edhe me një ndërhyrje drejtuar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, të cilit Tërnava iu drejtua me pyetjen:

    “Ty si po të shkojnë bisedimet atje?”, duke aluduar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Bislimi u përgjigj me të qeshur: “E kemi gjetë njëfarë mesi…”, ndërsa pjesa tjetër e deklaratës së tij nuk u kap nga mikrofonët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark