Katër persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në daljen Veri në Prizren.
Zëdhënësja e Policisë, Luljeta Mehmeti, tha për Gazetën Insajderi se të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Prizrenit.
“Sot më datë 8 Gusht, rreth orës 13:00, është pranuar një informatë se në autostradë- në daljen Veri në Prizren ka ndodhur një vet-aksident trafiku me lëndime. Sipas njësive në vendngjarje dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësit e rrugës duke u rrokullisur. Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë transportuar në emergjencën e Prizrenit. Lidhur me rastin njësia e hetimeve të autostradës është duke u marrë me rastin, sipas procedurave të parapara për trajtim të mëtejmë të rastit“, tha ajo.