Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Budakov të Suharekës.
Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se zjarrfikësit shpëtuan dy persona ku kishin mbetur te mbyllur në veturë.
Sipas pamjeve vetura është rrotulluar, ku edhe ka përfunduar jashtë rrugës.
“Rreth ores 11:40 min ka ndodhur një vetaksident në Fshatin Budakov ku kanë mbetur të lënduar 2 persona,intervenimi shpejt nga zjarrfikësit shpëtuan 2 persona ku kishin mbetur te mbyllur në veturë”, thuhet në njoftim.