Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, bashkë me kryeministren e këtij shteti, Ana Bërnabiq, do t’i drejtohen qytetarëve të tyre. Kjo po interpretohet si mundësi për dorëheqjen e Bërnabiqit.
Mediat serbe po raportojnë për mundësinë e dhënies së mandatit të kryeministrit kryediplomatit serb, Ivica Daçiq, përcjell Gazeta Insajderi.
Vuçiq para fjalimit të sotëm është takuar edhe me partnerin e koalicionit, Ivica Daçiq, me të cilin, siç ka thënë, ka biseduar për të ardhmen e Serbisë dhe planet e përbashkëta.
“Nesër mbrëma do të prezantojmë një pjesë të asaj për të cilën kemi punuar shumë me javë të tëra”, tha ai. /Insajderi.org/