Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin edhe zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti.
Sipas saj nuk ka të lënduar ndërsa janë shkaktuar dëme materiale.
“Rreth orës 08:00, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha ajo.
Ndërsa lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes. Aty shihet se është rrotulluar një veturë.