Rrufe në disa zona të Kosovës, IHMK bën apel për kujdes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrufe në disa zona të Kosovës, IHMK bën apel për kujdes

    Insajderi
    17 July 2025 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në disa zona të Kosovës, sot janë raportuar erëra të forta. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se përkundër se parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta, nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara dhe rrufe në disa pjesë të territorit.

    Sipas njoftimit vranësirat mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona.

    Temperaturat do të luhaten nga 12 deri në 16°C në orët e mëngjesit, ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerat maksimale prej 26 deri në 29°C.

    Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi të lehtë deri mesatare, nga 1 deri në 9 metra për sekondë.

    IHMK apelon për kujdes të shtuar në zonat ku mund të ketë rrufe, sidomos për ata që qëndrojnë në ambiente të hapura gjatë pasdites. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark