Një goditje nga rrufeja në një kamp refugjatësh në Ugandë ka vrarë 14 persona, ka njoftuar policia e vendit.
Sipas policisë, nga goditja 34 të tjerë kanë pësuar lëndime.
Një zyrtar bëri të ditur se të gjithë ata që vdiqën ishin fëmijë.
Siç raportohet, incidenti ndodhi në vendbanimin e refugjatëve Palabek në veriperëndim të vendit.