Më tepër se 300 drerë të egër janë vrarë nga rrufeja në Norvegjinë qendrore në atë që autoritetet zyrtare e kanë cilësuar si një masakër e madhe dhe e pazakontë natyrore.
Agjencia norvegjeze e mjedisit ka publikuar imazhe të frikshme që tregojnë kufomat e drerëve të shpërndara nëpër një zonë të vogël në pllajën malore të Hardangervidda. Sipas agjencisë, 323 drerë u vranë nga rrufeja, nga të cilët 70 ishin këlyshë, transmeton Shqip.
Fatkeqësia natyrore besohet të ketë ndodhur gjatë një stuhie të fuqishme të premten. /Insajderi.com