Gazeta Zëri raporton se jo rrallëherë në adresë të Thaçit, kreut të partisë më të madhe në vend aktualisht, është drejtuar gishti akuzues për krim të organizuar dhe vrasje të kundërshtarëve politikë. Megjithëkëtë, përkundër akuzave “Gjarpri” deri sot ka dëshmuar se ka ditur të gjejë rrugët për te të gjitha postet e rëndësishme.
Ish-udhëheqësi politik i UÇK-së, udhëheqës i krahut të luftës në bisedimet e Rambujesë, kryeministër i Qeverisë së Përkohshme pas luftës, kryetar i Partisë Demokratike, kryeministër i Kosovës, ministër i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministër, lexues i Deklaratës së Pavarësisë, ndërsa sot pret që të “rrëmbejë” postin e vetëm të rëndësishëm, të cilin nuk e ka pasur deri tash, atë të presidentit.
A do të jetë ky “Shkurti i dytë” për Hashim Thaçin, apo pjesëtarë nga partnerët e koalicionit do t’ia pamundësojnë këtë kurorëzim politik, kjo mbetet të shihet sot.