Në një konferencë për media është njoftuar se rruga Prishtinë – Podujevë është duke u realizuar sipas afatit.
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se magjistralja Prishtinë – Podujevë deri më tash është duke ecur sipas afatit.
“Në magjistralen Prishtinë – Podujevë, gjithçka deri më tash është duke ecur sipas afatit”, ka thënë Aliu gjatë konferencës.
Më tej, ai ka theksuar se projektet dhe kompanitë mbikqyrëse kanë qenë tre faktorë të rinj që projekti të realizohet me kohë.
“Analiza e projektit si dhe kompania mbikqyrëse kanë qenë tre faktorë të rinj që projekti të ec me kohë“, është shprehur Aliu. /Insajderi.org/