Rruga Prishtinë-Veternik do të zgjerohet në 8 korsi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rruga Prishtinë-Veternik do të zgjerohet në 8 korsi

    Insajderi
    17 April 2017 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punimet e zgjerimit të rrugës Prishtinë – Veternik do të fillojnë të martën, e cila do të jetë rruga e parë në Kosovë me 4 korsi në një drejtim, pra 8 korsi në të dy drejtimet.

    “Ky segment rrugor do të zgjerohet në të dy anët e rrugës me nga dy korsi të reja, me gjerësi prej 3.5 metrash për secilën korsi. Po ashtu, në të dy anët e rrugës do të ndërtohen trotuare me ndriçim dhe shteg të biçikletave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastukturës.

    “Projekti është paraparë të realizohet me 2 llote. Lloti 1 do të jetë drejtimi Prishtinë – Veternik, krahu i majtë i rrugës, i cili sipas kontratës parashihet të përfundojë brenda 150 ditësh pune, me një gjatësi prej 1.5 kilometrash dhe me kosto prej 1.589.674.34 eurosh, ndërsa lloti 2 është drejtimi Prishtinë – Veternik, krahu i djathtë i rrugës, me një gjatësi prej 1.5 kilometrash dhe me kosto prej 1 374 516 70 eurosh. Punimet e llotit 2, sipas kontratës, parashihet të përfundojnë brenda 110 ditësh pune”, thuhet në njoftim.

    Në këtë ceremoni do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku që do të inaugurojnë fillimin e punimeve të kësaj rruge./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark