
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka refuzuar të përgjigjet drejtpërdrejt në pyetjet e gazetarëve nëse partia e saj i ka siguruar votat e mjaftueshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit.
E pyetur nga gazetarët para hyrjes në seancën konstituive, Gërvalla tha se nuk është vendi i duhur për të diskutuar këto çështje në rrugë, duke sugjeruar që gjithçka do të qartësohet brenda sallës së Kuvendit.
“Nuk mendoj që është rruga vendi ku duhen diskutuar këto gjëra. Mendoj që për pak minuta fillon seanca dhe aty do ta shihni: ka-s’ka, a do të ecim sot përpara apo do të vazhdojë bllokada,” u shpreh ajo.
“Po shpresoj që opozita të ketë ardhur sot me qëllim të zhbllokimit,” tha Gërvalla.
Pas pak pritet të fillojë seanca e katër me radhë e konstituimit.