“Rrugaç i ulët, qenke i pashkolluar”- Tensionohet debati mes Shalës e Kelmendit, kalojnë në ofendime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rrugaç i ulët, qenke i pashkolluar”- Tensionohet debati mes Shalës e Kelmendit, kalojnë në ofendime

    Insajderi
    29 April 2024 - 22:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një debat tjetër i ashpër është zhvilluar mes Azdren Shalës dhe Gëzim Kelmendit në emisionin “Pressing” të T7 ku po diskutohet rreth martesave mes të njëjtës gjini.

    “Shumë i ulët qenke, shumë i ulët… Ti qenke rrugaç i ulët në kuptimin e plotë të fjalës, ti qenke i padijshëm, i pashkolluar, rrugaç i ulët me këtë fjalor bizar ”, tha Kelmendi.

    Shala i tha atij se “kur nuk ka argumente, ofendon”.

    “Kjo shoqëri e do Perëndimin, kjo tokë nuk e duron Sheriatin. Pikë”, vazhdoi Shala.

    Më pas, Shala e pyeti Kelmendin nëse është për shtet laik, ndërsa Kelmendi refuzoi të përgjigjet.

    “Kush je ti me tu përgjigj unë ty”, tha Kelmendi.

    Tensioni mes tyre ka vazhduar, pasi Kelmendi i tha përsëri “i pashkolluar” Shalës.

    “More ti qenke i pa edukatë, a ke kulturë, a ke shkollë more, kush të ka mësu kështu? Qenke i paftyrë”, tha Kelmendi.

    Shala iu përgjigj Kelmendit duke i thënë: “Unë jam i mrekullueshëm, e ti sot i ke zënë hundët në lesh e ndihesh keq”.

    Pjesë nga debati:

    Shala: Po ti nuk dinë çka është shkenca.

    Kelmendi: Unë nuk di çka është shkenca a?

    Shala: Hajde pashë Zotin, ecë.

    Kelmendi: Ecë, shko ku e ke derën. Kjo është kultura juaj e rrugaçërisë.

    Shala: Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark