Rrugët e qytetit të Prizrenit janë përmbytur nga ujërat si pasojë e shiut në orët e pasditës.
Qytetarë të shumtë kanë publikuar video të gjendjes së rrugëve pas reshjeve të shumta atmosferike.
Një prej tyre është Fejzë Kabashi, aktivist i degës së LDK-së, i cili ka ndarë videon e gjendjes në rrugën pranë Gjimnazit “Gjon Buzuku” dhe në kryqëzimin e Spitalit, si dhe te Ura afër Parkut të Qytetit.