Rrustemi i Vetëvendosjes ia uron fitoren Ahmetit të LDK-së në Lipjan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrustemi i Vetëvendosjes ia uron fitoren Ahmetit të LDK-së në Lipjan

    Insajderi
    17 October 2021 - 23:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Lipjanit, Adnan Rrustemi, ia ka uruar fitoren kryetarit aktual dhe kandidatit nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Imri Ahmetit.

    Rrustemi tha se ka përfunduar numërimi i votave, derisa ka shtuar se LVV-ja është dyfishuar krahasuar me zgjedhjet e fundit lokale në këtë komunë.

    “Numërimi i votave përfundoi. Unë i uroj fitoren z. Ahmeti. Ne në raport me zgjedhjet lokale jemi më shumë se dyfishim. Asambleistët e zgjedhur të Lëvizjes do të jenë këtu për t’u siguruar që nuk dëmtohet interesi publik”, shkroi Rrustemi.

    Ai i ka falenderuar qytetarët e Lipjanit që e mbështetën.

    Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i ka procesuar numërimin e votave në webfaqen zyrtare, thuhet se nga mbi 80% të votave të numëruara, Ahmeti i LDK-së ka marrë 57,04% të tyre, ndërsa Rrustemi i LVV-së 23,22%.

    Pas Rrustemit, radhitet Hyzer Rizani i LDK-së me 18,27% dhe Bashkim Budakova i AAK-së me 1,47%.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark