Rryma e lë jashtë funksionit Rezonanca Magnetike në Spitalin e Pejës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rryma e lë jashtë funksionit Rezonanca Magnetike në Spitalin e Pejës

    Insajderi
    08 April 2025 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej disa ditësh aparati i Rezonancës Magnetike (MRI) në Spitalin e Pejës nuk është në funksion. E ky defekt ka ardhur si pasojë e telasheve të vazhdueshme me energjinë elektrike që ka objekti, shkruan Gazeta Insajderi.

    Përveç tij, pacientët që trajtohen në spitalin e Pejës kanë pas telashe edhe me mungesën e Rëntgenit  dhe aparatin e CT’së, por që tashmë është rikthyer në punë.

    Zyra për media nga Spitali i Pejës kanë thënë për Insajderin se janë duke bërë riparimin e pajisjes RMI pasi që riparimi i saj merr kohë.

    “Rezonanca Magnetike ka pësuar një defekt si pasojë e ndërprerjes së gjatë dhe jostabilitetit të energjisë elektrike dhe për këtë jemi duke marrë masa lidhur me riparimin. Proceset e riparimit, veçanërisht për pajisje të avancuara si MRI kërkojnë kohë për shkak të pjesëve të veçanta që duhen  porositur nga jashtë vendit, dhe në disa raste  për shkak të procedurave të autorizimeve teknike apo financiare”, kanë thënë nga Spitali i Pejës për Gazetën Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark