I dyshuari për vrasjen e shumëfishtë që ndodhi sot në Cetinje të Malit të Zi është Aco Martinoviq, 45 vjeç, nga i njëjti qytet, dhe ai është në arrati.
Sipas transmetuesit publik malazez RTCG, Martinoviq, pas një përleshjeje në një kafene në Cetinje, ka vrarë shumë persona dhe më pas është arratisur.
Policia i ka bërë thirrje qytetarëve të Cetinjes që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Sipas raporteve të mediave në Mal të Zi, dyshohet se 7 persona janë vrarë, dhe në mesin e tyre dyshohet se janë edhe dy fëmijë.