RTK ia rezervon "prime-time" Sveçlës e Haxhiut për të folur për rrugëtimin politik të Lëvizjes Vetëvendosje në përvjetorin e partisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    RTK ia rezervon “prime-time” Sveçlës e Haxhiut për të folur për rrugëtimin politik të Lëvizjes Vetëvendosje në përvjetorin e partisë

    Insajderi
    11 June 2025 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, si dhe Albulena Haxhiu (po ashtu ministre në detyrë), do të flasin për Lëvizjen Vetëvendosje në Radio Televizionin Publik.

    Sveçlës dhe Haxhiut, dy “kokave” të VV’së, iu është rezervuar “prime-time” nga RTK’ja për të folur për rrugëtimin politik të Lëvizjes Vetëvendosje ndër vite.

    Në 20 vjetorin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për të folur për ecjen e saj në këto dy dekada dhe aktualitetin politik, sonte, në orën 21:00, në RTK janë të ftuar ministrat Sveçla e Haxhiu“, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Partia në pushtet është kritikuar shpeshherë për kapje të Radio Televizionit Publik (RTK).

    Në intervistën e fundit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, s’është sfiduar fare me pyetje nga kryeredaktori i këtij mediumi, për çka ka pasur reagime të shumta. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark