Shkruan: Visar Duriqi
Land of the Blind eshte nje film i vitit 2006. Donald Sutherland luan rolin e nje disidenti kunder monarkut, qe si i burgosur politik arrin qe ta bind rojne e tij te i ndihmoi te arratiset, pastaj ta ekzekutoi monarkun dhe ta sjell “demokracine”, parullat e se ciles dikur i shkruante ne burg me Mbeturina Ushqimore Trupore…
Ai vije ne pushtet, por krejt cka nderron eshte qe vendi tash quhet demokratik, ama Kryetari Thorne merr krejt rolin e monarkut te ekzekutuar.
Per me shume, qe te mos e kete fatin e njeriut qe e eliminoi, leshon urdherin e besnikerise. Kush nuk e nenshkruan ate, dergohet ne kamp interrnimi.
I pari qe rrefuzoi ishte bash rojaJoe qe e ndihmoi ne arratisje. Eshte edhe i pari qe ndeshkohet nga “demokrati” me kompetenca monarku, Kryetari.
Filmi perfundon me rojen i vetmuar ne nje kafiteri, ne stolin te banaku, duke kujtuar e pyetur veten: a ia vlejti?
Krejt cka nderroi ishte emri i njeriut me te pushtetshem.
Mu kujtua si film kur po e lexoja nje komunikate te Vetevendoajes te vitit 2016 kunder politizimit te RTK-se, qe sic dine ata, e paten emeruar: Radio Televizioni i Prontos (RTP).
Duket patetike, por kur i lexon edhe komentet e asaj kohe, ne ate postim, dhe ato te sotmet me skandalin “Bisnja e Lire”, gjithcka duket Déjà vu.
Tete vite me vone, emri i eshte rikthyer ne RTK, por me nuk e ka kuptimbaze, por: Radio Televizioni i Kurtit.
Kush nuk e nenshkroi letren e besnikerise, por qe kontriboi ne nderrim pushteti, sot mund ta beje te njejten pyetje si rojetari Joe: A ia vlejti?