Transmetimi direkt i ceremonisë së ndarjes së çmimeve muzikore në Britaninë e Madhe, do t’i kushtojë Radiotelevizionit të Kosovës, do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit afro 3 mijë euro, raporton Insajderi.
Sipas njoftimit për dhënien e kontratës, i publikuar në sajtin zyrtar të prokurimit, RTK-ja i ka blerë të drejtat e transmetimit direkt të ceremonisë “Brit Awards” që nderon këngëtarët anglez me një ceremoni, nga kompania “Somethinelse Sound Directions” me zyrë në Londër.
Kontrata e titulluar “Transmetimi i drejtpërdrejtë i Brit Awards 2017”, peshon fiks 2 mijë e 321 euro, raporton Insajderi.
“Brit Awards 2017”, ceremonia britanike që nderon muzikantët dhe këngët më të mira të vitit, ka shpallur nominimet për të gjitha kategoritë. Ndër emrat më të nominuar janë Adele, David Bowie, Beyonce, Emeli Sande, Little Mix, Coldplay e shumë këngëtarë e bende të tjera, por nuk janë nominuar asnjë nga këngëtaret kosovare, Dua Lipa ose Rita Ora./Insajderi.com