×
  • Lajme
  • Lajme

    RTK obligohet që të zbuloi krejt financat e festivalit që e drejtoi Adi Krasta

    Insajderi
    21 October 2024 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Radio Televizioni i Kosovës ka afat shtatë ditë që të tregojë sa ka shpenzuar për organizimin e edicionit të sivjetmë të Festivalit të Këngës që e drejtori Adi Krasta.

    Agjencia për Informim dhe Privatësi ka obliguar RTK që brenda afatit prej shtatë ditës të bëjë publike buxhetin e festivalit.

    Sipas njoftimit transmetuesi publik mund të dënohet nga 3,000 deri në 10,000 euro – kjo do të caktohet pasi RTK të kthejë përgjigjer.

    Bëhet e ditur se Juristja e medias, Flutura Kusari ishte ankuar në AIP për mungesën e transparencës nga ana e RTK-së rreth buxhetit të festivalit, duke shprehur dyshime rreth menaxhimit të tij.

    “Si rrjedhojë e moszbatimit të vendimit A-873/2024 të AIP-së nga ana e RTK-së, Agjencia për Informim dhe Privatësi, duke zbatuar paragrafin 3 të nenit 32 të Ligjit Nr.06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike, njofton zyrtarin kryesor administrativ të institucionit publik, që nuk ka zbatuar këtë vendim, që të shfrytëzojë afatin prej shtatë (7) ditësh shtesë për të përmirësuar shkeljen e evidentuar në vendimin e lartcekur, para se të shqiptojë gjobë administrative, sipas paragrafit 1 të nenit 32 të Ligjit Nr.06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike”, thuhet në njoftimin e AIP-së për shqiptimin e gjobës.

    Po ashtu është bërë e ditur se AIP-ja ka konstatuar se RTK-ja si institucion publik “nuk ka ofruar qasje (përmes përgjigjeve) ndaj palës ankuese, në zbatim të vendimit të karakterit detyrues, të lartpërmendur, por ka zgjedhur të ofrojë sqarime arsyetuese, të cilat, autoriteti mbikëqyrës i ka gjetur si të pabazuara”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark