×
  • Lajme
  • Lajme

    RTK: Pjesëtarë të KFOR dhe EULEX vendosen në objektet afër Urës së Ibrit

    Insajderi
    07 August 2024 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi objektet në afërsi të urës së Ibrit qysh në orët e mëngjesit janë vendosur pjesëtarë të EULEX-it dhe të KFOR-it, ndërsa ekspertët për matjet e stabilitetit të urës të kontraktuar nga qeveria deri tani ende nuk janë parë te kjo urë.

    Ndërkohë, në orën 11:00 është paralajmëruar një protestë nga serbët lokal, të cilët e kundërshtojnë hapjen e urës së Ibrit, e cila është e mbyllur për qarkullim të veturave që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

    Prania e KFOR-it dhe EULEX-it vjen pasi një grup qytetarësh nga komuniteti serb kanë paralajmëruar se do të protestojnë mesditën e sotme në Mitrovicën e Veriut.

    Protestën për Insajderin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun, teksa shtoi se policia do të jetë e pranishme të mbaj rendin.

    Sipas tij parashihet të jetë protestë e qetë.

    “Grup i qytetarëve e ka lajmëru protestën e nesërme në ora 11.00 që planifikohet të mbahet në sheshin Car Lazar. Arsyeja e kësaj proteste është gjendja e keqe e serbëve në të cilën gjinden”, tha Elshani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark