RTK e konsideron 'fyerje' ndalimin e flamurit të Kosovës në Eurovision - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    RTK e konsideron ‘fyerje’ ndalimin e flamurit të Kosovës në Eurovision

    Insajderi
    29 April 2016 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “RTK është thellësisht e shqetësuar me fyerjen e rëndë që i është bërë Kosovës nga Grupi i Referencës për Këngën e Eurovizionit të cilët e ndalojnë flamurin e Kosovës të valëvitet në këtë festival”, thuhet në reagim.

    Në njoftimin e RTK-së, theksohet vendosja e flamurit të ISIS-it krahas atij të Kosovës, të cilët janë të ndaluar. RTK e quan këtë iniciativë si “skandaloze”.

    “Radio Televizioni i Kosovës është thellësisht i shqetësuar që flamurin e Kosovës e vendosin në listën e njëjtë ku janë edhe flamuj të organizatave terroriste (ISIS-it) dhe vendeve tjera që janë të kontestuara ndërkombëtarisht”, thuhet në njoftimin e RTK-së.

    Eurovision është festivali i këngës në Evropë, i cili mbahet cdo vit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark