Radio Televizioni i Kosovës tashmë është kapur totalisht nga Albin Kurti, po thotë anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, teksa po komentonte mënyrën se si është shkruar lajmi për dorëheqjen e ushtruesen e detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të televizionit publik të Kosovës, Zana Spahiu.
Krasniqi përmes një reagimi në Facebook, ka kritikuar RTK për lajmin e shkruar për Spahiun, duke thënë se kështu duket një lajm i cenzuruar, shkruan Insajderi.
Ai thekson faktin që në lajmin e RTK askund s’përmendet arsyeja e dorëhqjes së saj, që ka të bëjë me publikimin e hulumtimit skandaloz të “Bosna e Lirë”, ku thuhet se disa media në Kosovë financohen nga Serbia.
“Kqyreni shembulli se qysh doket një lajm i cenzuruar totalisht. Dy paragrafa me nga 1 fjali???
Veç kaq ka me thënë RTK-ja për dorëheqjen e personit kryesor të RTK-së?! As arsyeja pse, as qysh erdhi te dorëheqja… Kjo tregon që në RTK ska reflektim, sepse ky medium tashmë është kapur totalisht nga Albin Kurti’, shkroi ai në Facebook.