200 mijë euro parashikohet të shpenzojë Radio Televizioni i Kosovës, për blerjen e 10 veturave të reja. Nëntë Limozina dhe një SUV’i. Specifikë e këtyre veturave që do të blihen është vitit i prodhimit 2023-2024 dhe me kilometra zero-zero. Insajderi ju sjell detaje.
Gazeta Insajderi
Radio Televizioni i Kosovës ka hapur ritender për “Blerjen e veturave për nevojat e RTK’së”.
Vlera e parashikuar e këtij tenderi është 200 mijë euro.
Në tender përfshihet blerja e 10 veturave.
Në përshkrimin e çmimeve, specifikohet se RTK’ja për nevoja të veta do të blejë 9 vetura limozine dhe 1 veturë SUVI.
Në detajet e tenderit, RTK’ja ka dhënë edhe një shpjegim kompanive konkurruese sesi është e liruar nga TVSH-ja dhe se kompanitë me rastin e importimit nuk duhet të ngarkohen me TVSH.
“Të gjithë OE duhet të ofertojnë me çmimin e njëjtë si në formularin e tenderit ashtu edhe në përshkrimin e çmimit (Pa marë parsysh se a ofertoni me tvsh apo pa tvsh) . Të nderuar, ju njoftojmë se Radio Televizioni i Kosovës në bazë të ligjit për lirimin nga TVSH për mediat elektronike dhe ato të shkruara, është e liruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) për furnizimet e importuara të cilat janë të dedikuara për nevojat e RTK-së, apo ndonjë kompani që importon në emër të RTK-së, me rastin e importimit nuk duhet të ngarkohen me TVSH.”
Veturat që po parasheh t’i blejë RTK-ja janë nëntë limozina të vitit 2023-2024 me kilometra zero-zero.
“Motorri Dizell/Benzin. Emitimi i Gazrave euro 6. Viti i Prodhimit 2023/2024 km:00. Volumi i Motorrit cm. Minimumi: 999, Maksimumi: 1499 ccm. Fuqia e motorrit KW,KF. Minimumi:66KW 90KF, Maksimumi: 96KW/130KF. Ndërruesi i shpejtësive Automatik minimumi 6 shpejtësi. Numri i Ulseve 5(Pesë). Numri i Dyrëve 4+1 bagazhi. Ngjyra e bardhë ose hiri metalike. Gomat fellnet alumini 15 ose 16-she. Sistem navigacioni me ekran 8.7” me prekje USB, Bluetooth. Senzor parkingu Para dhe mbrapa + kamera mbrapa”, janë specifikat për nëntë veturat limozina.
Ndëra, RTK’ja parasheh të blejë edhe një veturë SUV’i, po ashtu e vitit 2023-2024 me kilometra 00.
“Motorri Dizell/Benzin. Emitimi i Gazrave Euro 5 ose 6. Viti i Prodhimit 2023/2024 km:00. Volumi i Motorrit cm3 Minimumi:1332 Maksimumi:1997 cm3,(ose2.0).Fuqia e motorrit KW,KF Minimumi:96KW 130 Maksimumi:110KW150KF. Ndërruesi i shpejtësive Automatik minimum 6 shpejtësi. Numri i Ulesve 5(pesë). Numri i dyrëve 4+1 bagazhi. Ngjyra E bardhë ose hiri metalike. Gomat/rrotat fellnet alumuni 16,17ose 18 she (gomat e përshtashme mëvarsisht nga sezoni). Sistem navigacioni Multimedija. Multimedija me ekran me prekje minimumi 8”,radio dab, Bluetooth, usb, aux. Senzor parkingu Para dhe mbrapa + kamera mbrapa. Sistemi i frenimit ABS,ESP. Klimatizimi Manual ose automatic dy zonale. Ulset e para Me nxemje ose pa nxemje. Celsi Telekomand mbyllje/hapje qendrore në distancë. Xhamat Elektrik para dhe mbrapa. Garancioni 5 vite ose 100.000km(cila arrihet e para)“, janë specifikat për veturën SUV./Insajderi.org/