×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    RTK’ja nënshkruan tender të negociuar me një kompani nga Tirana në vlerë mbi 10 mijë euro për dizajnin e Festivalit të Këngës

    Insajderi
    21 October 2024 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Radio Televizoni i Kosovës ka nënshkruar kontratë të negociuar, me çmim prej 10 mijë e 150 euro për “Realizimin dhe dizajnimin e grafikave për Festivalin e Këngës”. Madje fituese është zgjedhur një kompani nga Tirana. Sot u raportua se RTK’ja ka afat shtatë ditë që të tregojë sa ka shpenzuar për organizimin e edicionit të sivjetmë të Festivalit të Këngës që e drejtori Adi Krasta. Insajderi ju sjell detaje.

    Gazeta Insajderi

    Radio Televizioni i Kosovës me datën 18 tetor ka dhënë kontratë për “Realizimin e dizajnit dhe grafikave për Festivalin e Këngës në RTK 2024”.

    Vlera e parashikuar e kësaj kontrate kishe qenë 10.150 euro.

    Madje ky tender ishte hapur me procedurë të negociuar.

    Jo vetëm, operator ekonomik për këtë tender është përzgjedhur një kompani nga Tirana.

    “AK CREATIVE” është kompania e zgjedhur fituese për realizimin e dizajnimit dhe grafikave për Festivalin e Këngës në RTK për vitin 2024, me vlerë prej 10.150 euro.

    Sot gjatë ditës Insajderi ka raportuar se Radio Televizioni i Kosovës ka afat shtatë ditë që të tregojë sa ka shpenzuar për organizimin e edicionit të sivjetmë të Festivalit të Këngës që e drejtori Adi Krasta.

    Agjencia për Informim dhe Privatësi ka obliguar RTK që brenda afatit prej shtatë ditës të bëjë publike buxhetin e festivalit.

    Sipas njoftimit transmetuesi publik mund të dënohet nga 3,000 deri në 10,000 euro – kjo do të caktohet pasi RTK të kthejë përgjigjer.

    Bëhet e ditur se Juristja e medias, Flutura Kusari ishte ankuar në AIP për mungesën e transparencës nga ana e RTK-së rreth buxhetit të festivalit, duke shprehur dyshime rreth menaxhimit të tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark