×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    RTSh: Jep dorëheqjen Gramoz Sako, kreu i Gardës së Republikës në Shqipëri

    Insajderi
    03 February 2024 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komandanti i Gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramoz Sako, ka dhënë dorëheqjen.

    Arsyeja e kësaj dorëheqje ende nuk është bërë e ditur, por mësohet se ajo i është paraqitur ministrit të Brendshëm, i cili e ka pranuar, bënë të ditur burimet për RTSh.

    Sako ishte në krye të Gardës së Republikës afro 11 vite. Pak kohë më parë ndaj Sakos është ushtruar vettingu ku rezultoi i pastër në tri shtyllat: pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

    Brenda javës së ardhshme pritet edhe propozimi për zëvendësuesin e Sakos në këtë detyrë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark