Ruben Amorim zbulon arsyen pse Onana dhe Hojlund nuk u ftuan për duelin ndaj Arsenalit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Ruben Amorim zbulon arsyen pse Onana dhe Hojlund nuk u ftuan për duelin ndaj Arsenalit

    Insajderi
    18 August 2025 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ruben Amorim ka shpjeguar arsyet pse la jashtë skuadrës Andre Onanan dhe Rasmus Hojlund për ndeshjen kundër Arsenalit, në një kohë kur spekulimet rreth të ardhmes së të dyve po intensifikohen.

    United e nisi mbrëmë (e diel) sezonin e ri me një përballje në “Old Trafford” ndaj Arsenalit, por as Onana e as Hojlund nuk ishin pjesë e listës së ndeshjes.

    Amorim vendosi t’i besojë Altay Bayindirit në portë, ndërsa treshja sulmuese përbëhej nga Matheus Cunha, Mason Mount dhe Bryan Mbeumo.

    Tom Heaton ishte në stol si portier rezervë, ndërsa Benjamin Sesko dhe Joshua Zirkzee ishin alternativat në sulm.

    Si Onana ashtu edhe Hojlund ishin të pranishëm në “Old Trafford” për të ndjekur nga tribuna bashkëlojtarët e tyre, megjithëse nuk ishin të përfshirë në ndeshje.

    Duke folur për Sky Sports para fillimit të sfidës, Amorim shpjegoi vendimin për të mos përfshirë asnjërin prej tyre në planet e tij për këtë ndeshje.

    Onana kishte pësuar një dëmtim në muskujt e pasmë të kofshës që e kishte penguar gjatë fazës përgatitore, dhe portieri kishte zhvilluar vetëm disa seanca stërvitore para ndeshjes së sotme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark