Rubin: Fillimisht e përshkruam UÇK-në si terroriste, por ky qëndrim ndryshoi pasi... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rubin: Fillimisht e përshkruam UÇK-në si terroriste, por ky qëndrim ndryshoi pasi…

    Insajderi
    16 September 2025 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    James Rubin, ka filluar edhe sot dëshminë para Dhomave të Specializuara në Hagë. Ai sot tha se përshtypja fillestare e SHBA-së për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte më ndryshe.

    “Ndoshta ne shkelëm dëshirën tonë që të ishim në anën e engjujve gjithmonë. Ne fillimisht e përshkruanim si organizatë me aktivitete terroriste, dhe ne, sigurisht, me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, nuk donim të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste”, tha Rubin.

    “Ky qëndrim ndryshoi, sidomos pasi UÇK-së u pajtua me Marrëveshjen e Rambujesë”, u shpreh ai.

    Rubin përsëriti përgjigjen e djeshme se ka pasur shumë pretendime e akuza, për krime lufte nga pjesëtarë të UÇK-së, por se SHBA-ja nuk arriti t’i vërtetonte ato.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark