Rubin për telefonatën Thaçi-Clinton: Mesazhi i liderit të UÇK-së la përshtypje të fortë te presidenti amerikan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rubin për telefonatën Thaçi-Clinton: Mesazhi i liderit të UÇK-së la përshtypje të fortë te presidenti amerikan

    Insajderi
    16 September 2025 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    James Rubin, ish-top zyrtari amerikan që po dëshmon si dëshmitar i thirrur i mbrojtjes në rastin e Hashim Thaçit, tregoi për një bisedë telefonike mes asokohe Presidentit të ShBA-së, Bill Clinton dhe Hashim Thaçit.

    Thaçi i kishte thënë “të gjitha gjërat e duhura”, tha James Rubin, ndërsa shtoi se kjo ishte “mbresëlënëse” për Clinton.

    Kjo ndodhi në kohë bombardimesh dhe zotimeve të Hashim Thaçit se nuk do të kishte “dhunë hakmarrëse” ndaj serbëve të Kosovës.

    “Thaçi kishte thënë të gjitha gjërat e duhura në bisedë me Clinton. E kujtoj që ai kishte pasur përshtypje të mirë në bisedë me lider të UÇK-së nga një ambient lufte, ku njerëzit kishin vuajtur gjithëçfarë gjërash, që edhe në atë kohë, pa prompt, që ai dërgoi mesazhet më të mira, dhe kur këtë e bënë te Presidenti i ShBA-së, është gjë shumë e mirë për të bërë. E di që Clinton kishte pasur përshtypje të mirë. Që s’do të kishte hakmarrje retributive, dhunë ndaj pakicave. Clinton kishte përshtypje të mirë dhe ia kishte thënë shefit të sigurisë kombëtare”, tha Rubin.

    Për më tepër, më vonë, James Rubin theksoi: “Unë bëja çmos ta mbaja për fjalë për këtë zotim ndaj Clinton”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark