Rubin pyetet për akuzat e Dick Marty-it: “E di që s’doli kurrë diçka prej tyre” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rubin pyetet për akuzat e Dick Marty-it: “E di që s’doli kurrë diçka prej tyre”

    Insajderi
    16 September 2025 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    James Rubin, ish top-zyrtari amerikan që po dëshmon në cilësi të dëshmitarit të mbrojtjes së Hashim Thaçit, është marrë në pyetje nga Prokuroria – dhe çështja doli te origjina e krijimit të Dhomave të Specializuara.

    Prokurori kundërshtoi “relevancën” e referimit të akuzave të Dick Marty-it, ish-senatorit zviceran që akuzoi UÇK-në për trafikim organesh.

    Por, avokati i Thaçit, Lluka Misetiq, insistoi – sepse tha se kjo gjykatë është ngritur saktësisht për ato akuza të cilat përfunduan të papërfshira në aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëv.

    Avokati: A e dini çka ndodhi në fund të fundit me akuzat e Martyt?

    Rubin: Besoj që kurrë s’doli asgjë nga ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark