Rubin: S’kam parë në Kosovë diçka që i përngjante Shtabit të Përgjithshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rubin: S’kam parë në Kosovë diçka që i përngjante Shtabit të Përgjithshëm

    Insajderi
    16 September 2025 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    James Rubin tha në Hagë se në Kosovë nuk ka parë asgjë që i ngjason Shtabit të Përgjithshëm në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Dëshmitari tha se përveç që nuk ka parë ndonjë Shtab, ai nuk ka parë ndonjëherë as gjeneral raporton “Betimi për Drejtësi“.

    “Unë nuk kam parë asgjë në Kosovë që i përngjante Shtabit të Përgjithshëm. Nuk ka pas ndonjë Shtab për gjeneralët në kontekstin e Kosovës. Unë s’kam pa ndonjëherë gjeneral. Unë s’kam pa ndonjëherë Shtab të Përgjithshëm të gjeneralëve”, tha James Rubin.

    Kjo deklaratë e James Rubin erdhi pasi deklaroi se UÇK-ja nuk kishte as strukturë.

    Përveç kësaj, gjatë dëshmisë, Rubin tregoi për qëndrimet e diplomatit Christopher Hill kundër UÇK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark