Rubin zbulon në Hagë bashkëpunimin e Haradinajt me CIA-n, kreu i AAK: E bëra në shërbim të vendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rubin zbulon në Hagë bashkëpunimin e Haradinajt me CIA-n, kreu i AAK: E bëra në shërbim të vendit

    Insajderi
    15 September 2025 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    James Rubin, ish-nëndihmëssekretar amerikan i Shtetit gjatë luftës në Kosovë, ka dëshmuar sot në rastin e Hashim Thaçit dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së në Hagë.

    Ai ka treguar se në vitin 1999 ka kuptuar për komunikimin e Ramush Haradinajt me CIA-n, duke shtuar se “ky komunikim kishte ekzistuar ndër vite”.

    Për këtë është pyetur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se këtë e ka bërë gjithmonë në shërbim të vendit.

    Ai gjithashtu shtoi se dëshmia e Rubin ka peshën e vet pozitive në procesin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

    “I gëzohemi komunikimit me institucionet e Amerikës, sidomos me ato të sigurisë. Unë e kam bërë në shërbim të vendit tim çdo herë,” tha Haradinaj.

    “Nga përvoja ime që kam pasur në procese, kjo dëshmi tregon edhe kontekstin e luftës; profili dhe personaliteti i z. Thaçi dhe të tjerëve nuk mund të anashkalohet. Kjo dëshmi e ka peshën e vet për të mirë,” përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark