Për avokatin Naim Rudari, vendimi që villa e kryekriminelit Milan Radoiciq, të shndërrohet në stacion policor, nuk është i qëlluar.
Kjo për shkak që sipas tij pozicioni në vendin ku gjendet villa është i rrezikshëm dhe i papërshtatshëm për të qëndruar policët kosovarë.
“Vlerësoj se është jashtëzakonisht e rrezikshme që të gjithë pjesën prapa ta ketë në pyll. Këtu mund të kanoset ndonjë rrezik i papritshëm dhe mund të jetë tejet mirë i përgatitur. Mund të futet dikush deri në brendësi, meqenëse vendi është i tillë“, tha Rudari.