Rudd: Rrjeti i sulmit me bombë në Mançester – potencialisht ende në liri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rudd: Rrjeti i sulmit me bombë në Mançester – potencialisht ende në liri

    Insajderi
    28 May 2017 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtarët e rrjetit të sulmuesit vetëvrasës me bombë në Mançester, Salman Abedi, mund të jenë ende në liri, ka thënë sekretarja e brendshme britanike, Amber Rudd, derisa niveli i kërcënimit për terrorizëm në këtë vend është ulur, për shkak të progresit të rëndësishëm në hetime.

    Policia thotë se afro një mijë njerëz po punojnë në hetime, në përpjekje për ta gjurmuar grupin e ndihmësve të Abedit dhe për ta krijuar pamjen e lëvizjeve të tij disa ditë para sulmit të 22 majit, nga i cili janë vrarë 22 vetë.

    Autoritetet thonë se e kanë arrestuar një pjesë të madhe të rrjetit që ka dorë në sulm, por policia vazhdon ta ngushtoj rrethin ndaj këtij grupi.

    E pyetur sot nga rrjeti BBC nëse ndonjë anëtar i grupit është ende në liri, zonja Rudd tha “potencialisht…është një operacion që po vazhdon”.

    Policia thotë se 11 vetë janë në paraburgim, përfshirë edhe vëllaun e madh të Abetit, me emrin Ismail.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark